Muzeu Historik çel ekspozitën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”

Muzeu Historik çel ekspozitën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”

Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, sot Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitën me titull “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu - kalorësi i lirisë së shqiptarëve”.

Me anë të faksimileve, gravurave të autorëve të ndryshëm dhe portreteve, vizitorët do të njihen me fragmente të jetës dhe betejave të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese arbërore, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.

Ekspozita hapet prej orës 11, në sallën e Ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy