Në studion e MCN Live, Jonid Jorgji, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, tha se Festivali i Filmit pati interes të madh dhe njëkohësisht rihapi një kapitull shumë të rëndësishëm për kinemanë shqiptare.
Mendoj që ishte një event i suksesshëm. Ishin 100 filma shqiptarë, 73 regjisorë konkurruan me njëri-tjetrin dhe pati mbi 20 mijë shikues. U hapën debate, u diskutua për të ardhmen e kinemasë. Interesi ishte i madh.
Kemi përgjegjësi për të atë se si ky festival duhet të ecë nga viti në vit. Patjetër që ka shumë gjëra për të rregulluar. Një nga gjërat që duhet ta kemi shumë në vëmendje.
Janë 7 regjisorë që morën pjesë në këtë festival. Ky numër është shumë i madh. Pjesëmarrja është goxha e madhe. Aty kanë qenë figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Kanë qenë regjisorë që janë realisht pesha kryesore e kësaj industrie në vendin tonë.
Në 14 vjet nuk ka ekzistuar fare ky festival. Hera e fundit që është bërë ka qenë para 14 vjetësh. Kemi pasur gjithë këtë boshllëk të madh të pajustifikuar. Kemi krijuar një etapë të re, që do të thotë që do të jetë një festival i përvitshëm i filmit shqiptar.
Filmi shqiptar ka larmi tematikash. Në ndryshim nga filmi shqiptar i para viteve ’90, dramat e sotme janë më tepër psikologjike dhe lidhen me qenien intime të njeriut.
Lidhur me kritikat që kanë shoqëruar Festivalin e Filmit, Jorgji tha se duhet ndryshuar optika e të parit të filmit shqiptar.
Janë të gjithë të lirë të shprehin mendimin e tyre, që filmi shqiptar ka problemet e veta. Filmi shqiptar është shumë i bukur, është një film që konkurron në arenën ndërkombëtare mes produksioneve. Është një film i bukur dhe vjen gjithmonë duke u përmirësuar. Të bësh një festival që ka qenë traditë e rëndësishme dhe ta rikthesh më duket e tepërt të jap një koment ose ta justifikoj.
Një nga gjërat që i mungon filmit shqiptar është mendësia për ta parë si një industri.
Ndërsa në lidhje me akuzat që ka pasur për projektligjin e ri për kinemanë, Jorgji tha se vijnë nga mungesa e informacionit. Ai shpjegoi incentivën cash rebate.
Akuzat se ligji i ri po bëhet për kinemanë e huaj vijnë nga njerëz që nuk janë shumë të informuar. Ky ligj nuk ka qëllim të rrisë peshën e filmave të huaj në krahasim me ata shqiptarë. Ajo që mbase i ngatërron njerëzit është një incentivë që quhet cash ribate, një incentivë fiskale që është në 90% të vendeve të botë. Kërkon të tërheqë produksione të huaja që të vijnë e të xhirojnë në vendin tonë, ku për çdo shpenzime që bëjnë në vendin tonë u kthehet një përqindje e caktuar. Në rastin tonë është 35%. Ky është një mekanizëm që është motor i industrisë tonë.
Kjo ndihmon edhe turizmin e vendit. Në vendet e rajonit ka funksionuar. Shembull është Kosova. Çdo euro e investuar nga shteti është kthyer pesëfish në buxhetin e shtetit. Është mekanizëm dobiprurës në industrinë e çdo vendi.



