110 vjetori i lindjes, "Viti i Petro Markos"/ Margariti: Rebeli me një zë të veçantë në letrat shqipe

110 vjetori i lindjes, "Viti i Petro Markos"/ Margariti: Rebeli me një zë të veçantë në letrat shqipe

Ky vit shënon 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko, i cilësuar si një figurë shumëdimensionale, që spikati që në fillimet e viteve ’30 të shekullit XX si poet, prozator e publicist.

Në kujtim të veprës së tij, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka shpallur këtë vit, "Viti i Petro Markos", ka njoftuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Një figurë shumëdimensionale, që spikati që në fillimet e viteve '30 të shekullit XX si poet, prozator e publicist; u përball me stuhitë e kohës, duke mbetur përherë rebeli dhe një zë i veçantë në letrat shqipe.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka shpallur këtë vit, "Viti i Petro Markos" dhe do të shenjohet nga aktivitete për nder të tij.

Petro Marko lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1 mars 1936 botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit mori pjesë në Luftën Civile të Spanjës me një grup prej dyzetë shqiptarësh dhe hyri në repartin Garibaldi të Brigadave Ndërkombëtare.

Në Madrid, së bashku me Skënder Luarasin, filloi botimin e një reviste njëzetfaqëshe në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që doli vetëm dy numra.

Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri si partizan. Pas disa vitesh si kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” më 1947 u arrestua nga komunistët dhe u burgos në Tiranë.

Pas rënies së Koçi Xoxes, u lirua dhe u lejua të punonte si mësues në Tiranë.

Pas botimit të romanit “Një emër në katër rrugë” (Tiranë,1973), iu ndalua botimi për një periudhë prej tetë vitesh.

Ndër veprat e tij mund të përmendim: “Hasta la vista”, 1958; “Qyteti i fundit”, 1960; Rrugë pa rrugë, 1964; Nata e Ustikës, 1989 etj.

Ai vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy