Përplasjet në PD, Milo: Përgjegjësia fillon tek Berisha, politika e ndarjes është bërë fakt i kryer

Përplasjet në PD, Milo: Përgjegjësia fillon tek Berisha, politika e ndarjes është bërë fakt i kryer

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se përgjegjësia për situatën e brendshme të PD-së i takon së pari ish-kryeministrit Berisha, e më tej dhe udhëheqësve të tjerë.

Duke vijuar më tej, Milo tha se politika e ndarjes është bërë fakt i kryer me vendimet e marra ditën e djeshme në mbledhjen e thirrur nga Berisha.

Sipas Milos, PD në gjendjen ku ndodhet veç vetes së vet i bën dhe dëm vendit.

Mund të them që për fat të keq politika shqiptare ndodhet në një faze jo të pëlqyer, që nuk e nderon për shkak se grindjet mes politikës së brendshme të partive kanë filluar të jenë aq të bezdisshme sa nuk dihet kur të mbarojnë. Kjo që ka ndodhur në PD është përgjegjësi e udhëheqësve të PD, nuk duhet kërkuar asgjëkund tjetër përgjegjësia.

Përgjegjësia fillon te Berisha, tek mënyra si e ka drejtuar PD gjatë 30 viteve, por edhe për periudhën kur dha dorëheqjen, ai është përgjegjësi kryesor për situatën, një parti opozitare mirë është të jetë e unifikuar, pasi një opozitë e fortë i bën mirë vendit. PD në gjendjen ku ndodhet i bën keq vetes, por edhe roli në një shoqëri i bën keq vendi e shikoj me shqetësim, një opozitë që nuk është nën gjendje të paraqesë alternativë me qëllim që ta bëjë jetën demokratike sa më të shëndetshme.

Sa e dëmshme për PD është aq dhe për vendin gjendja në të cilën ndodhet kjo parti.

Me vendimet e djeshëm që mori grupi demokrat i udhëhequr nga Berisha mund të thuhet se çështja është e mbyllur pasi u mor vendimi që do regjistrohet si grup. U bë fakt i kryer politika e ndarjes. Pati disa zërë të arsyeshëm që propozuan që të kishte një ngrirje të polemikave dhe të liheshin të zgjidheshin pas 14 majit. Mua mu duk qëndrimi më i arsyeshëm, por kjo nuk ndodhi pasi sonte mbaron afati për regjistrimin në KQZ.

Për mua është lëvizje taktike në përgjigje të qëndrimit që mbajti grupi i Rithemelimit, është më tepër për veshët e opinionit publik që dhe grupi i Alibeajt bëri detyrën e radhës. Ishte përgjigje për opinionin dhe konfirmoi që grupet do shkojnë veç e veç në zgjedhje. Nuk besoj se ka shans për t’u paraqitur si parti unike. Nëse gjatë rrugës mund të lejohet ndërtimi i koalicioneve operative siç la të nënkuptohet Alibeaj. Berisha ishte i prerë për të vazhduar atë rrugë që ka konceptuar dhe ishte i përgatitur me variantin B për të shkuar në koalicion me Partinë e Lirisë. Nuk mund të ketë hapësirë për t’u bashkuar dhe për t’u paraqitur në mënyrë unike. Nëse do ketë kompromise të karakterit operativ mund të ndodhe derisa të paraqiten kandidatura për kryetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy