Uji, Osmanaj: Më shumë humb në rrjet se shkon për faturim. Duhet menaxhim i ri

Uji, Osmanaj: Më shumë humb në rrjet se shkon për faturim. Duhet menaxhim i ri

Inxhinieri Dorjan Osmanaj thotë se është i domosdoshëm rimienaxhimi i gjithë ujësjellësve në vend. Në MCN Economy, Osmanaj tha se amortizimi i skajshëm i sistemit bëhet shkak për humbje në sasi më të mëdha se konsumi për të cilin paguhet.

Uji rri shumë gjatë në depozita. Duhen parë pikat e dobëta të sistemit: humbjet në rrjet. Thonë se janë 64%, pra është tejet i amortizuar.

Në çdo moment që ndërtohet një rrugë, duhet rinovuar rrjeti i ujësjellësit, duke marrë në konsideratë numrin e banorëve. Për të rritur eficiencë. Bovilla si kapacitet e mbulon Tiranën, por keqmenaxhimi dhe amortizimi i sistemit kanë çuar në këtë gjendje.  

Sipas Osmanajt, hapi i parë të realizuar një model të ri funksionimi të ujësjellësve është rishikimi i stafeve. Ai tha se struktura është fryrë, duke rritur shpenzimet dhe pa u reflektuar në rritjen e cilësisë së shërbimit.

Hapi i parë duhet të jetë shfryrja e stafit. 8900 punonjës. Shihni nëse ndodh një defekt në rrjet, duhen orë për ta rregulluar, pra nuk ka efektivitet.

Më shumë është çështje menaxhimi. Ujësjellësit bëhen si top ping-pongu. Shumë ujësjellës janë në nivel falimenti. Bashkia e Kavajës është vetë në faliment, rrjedhimisht edhe ujësjellësi atje.

Zgjidhja është rimenaxhimi i gjithë ujësjellësit. Duhet parë sa funksionalë janë dikasteret. Ujësjellësi e ka rritur tarifën kundrejt qytetarëve, por nuk ka dhënë përmirësimin që ne prisnim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy