
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kamzës.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.



