Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar është në ditën e shtatë të edicionit të 14-të. Regjisori Mevlan Shanaj tha në studion e MCN Informacion se ky festival është krijuar të shërbejë si paradhomë për ndryshimin e ligjit aktual të kinematografisë nga një grupim i lidhur ngushtë me këtë festival. Ai theksoi se ligji i ri e vë filmin shqiptar në duart e një grupi njerëzish joprofesionistë, synimi i vetëm i të cilëve është përfitimi financiar.
Vijnë disa njerëz me interesa të çuditshme. Me një projektligj të ri këta njerëz anonimë janë kundër prodhimit të filmit shqiptar. Në ligjin e ri kanë nxjerrë idenë që nuk do të jetë më Qendra Kinematografike, por një agjenci servisi. Pra kineastët shqiptarë do të jenë në shërbim të kësaj agjencie.
Njerëzit që e kanë marrë përsipër janë matrapazë. Nuk janë profesionistë. Këta anonimë nuk dinë ç’është filmi. Dinë të bëjnë manipulime për të përfituar ekonomikisht.
Në cilin festival të botës, regjisori merr pjesë me disa filma në festival. Kjo ndodh sepse zhvillohet nga njerëz të paaftë dhe jokompetentë.
Filmi është industri dhe i duhet mbështetje financiare. I duhen njerëz të kualifikuar dhe të rinj që prodhojnë filma. Ka nevojë për specialistë. Në tërë këto vite, kryetarët e qendrës janë të papërgatitur.
Produksionet e fundit nuk e di pse nuk arrijnë në nivelet e duhura. Ose e ka fajin mënyra e menaxhimit. Pak i kanë mbetur publikut. Nuk shoh frytet e brezave të rinj.
Mungon infrastruktura komplekse. Ka mungesë serioziteti. Por nuk mund të themi se kanë vdekur talentet në Shqipëri.
Në raport me vendet fqinje kemi të njëjtin pozicion që kemi edhe për komponentë të tjerë.



