Talebanët ndalojnë shitjen e kontraceptivëve: Është komplot i Perëndimit

Talebanët ndalojnë shitjen e kontraceptivëve: Është komplot i Perëndimit

Një tjetër sulm ndaj të drejtave të grave afgane. The Guardian raporton se talebanët kanë bllokuar shitjen e kontraceptivëve në dy qytete të mëdha - Kabul dhe Mazar-i-Sharif – me pretendimin se përdorimi i tyre nga gratë është një komplot perëndimor për të kontrolluar popullsinë myslimane.

Raportohet se talebanët shkonin derë më derë, duke kërcënuar mamitë dhe duke urdhëruar farmacitë të pastronin raftet nga të gjitha ilaçet dhe pajisjet kontraceptive. “Ata erdhën në dyqanin tim dy herë me armë dhe më kërcënuan të mos i shisja kontraceptivët. Ata kontrollojnë rregullisht të gjitha farmacitë në Kabul dhe ne kemi ndërprerë shitjen e produkteve”, tha një shitës.

“Që nga fillimi i këtij muaji, në farmaci nuk mund të mbahen artikuj si pilula kontraceptive dhe injeksione medroksiprogesteroni. Ne kemi shumë frikë të shesim stoqet ekzistuese,” tha një farmacist në Kabul.

Që nga gushti 2021, që kur talebanët u kthyen në pushtet, javë pas jave, ata kanë kufizuar të gjitha të drejtat që gratë kishin mundur të fitonin në njëzet vitet e fundit: kanë ndaluar arsimin e lartë për vajzat, kanë mbyllur universitetet, kanë kufizuar punën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy