Berisha: Kurti dhe Vuçiç kanë mjegulluar rezultatin e takimit në Bruksel! "Po"-ja erdhi pas presionit nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Berisha: Kurti dhe Vuçiç kanë mjegulluar rezultatin e takimit në Bruksel! "Po"-ja erdhi pas presionit nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Anton Berisha deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se Vuçiç dhe Kurti e kanë mjegulluar rezultatin e takimit të djeshëm në Bruksel, duke qenë në dilemë për mënyrën e prezantimit brenda Kosovës dhe Serbisë.

Duke vijuar logjikën e tij, Berisha tha se tani mbetet vetëm të diskutohet për implementimin e asociacionit, duke qenë se në planin franko-gjerman është e përcaktuar qartë se marrëveshjet e nënshkruara derimë tani duhet të plotësohen të gjitha dhe ndër to është dhe asociacioni i komunave serbe.

Sipas Berishës, 6 kushtet e Kurtit nuk kanë pasur asnjë efekt në diplomacinë evropiane dhe atë amerikane.

Palët kanë rënë dakord më herët, dokumenti nuk u zbulua dje, por një proces disa mujor i është dhënë palëve dhe pala kosovare ka dhënë mendimet e saj. Takimi i djeshëm është dashur të jetë rutinor dhe i qartë. Vuçiç dhe Kurti kanë pasur dilemën e tyre në mënyrën e prezantimit brenda vendeve të tyre dhe kanë mjegulluar rezultatin e takimit. Por mbështetur në deklaratën e Borell, është qartësuar se palët kanë rënë dakord dhe mbetet të diskutohet për implentimin e aneksit që ka të bëjë me asociacionin.

Plani franko gjerman është i përgjithshëm dhe në nenin 10 thotë që marrëveshjet e deritanishme janë detyruese duke përfshirë dhe atë të 2013 dhe 2015 që është asociacioni. Nuk ka ndodhur ndryshim për shkak të asociacionit pasi është i ratifikuar dhe nuk ka asnjë ndryshim.

Besnik Bislimi vetëm spekulon dhe krijon mjegull pasi qëndrimi i Kurtit dhe i tij ka qenë që Zajednica nuk kalon. Duke qenë se ka kaluar e relativizon.

6 kushtet janë një humor i Kurtit në parlament, për opinion të brendshëm por s’ka pasur asnjë efekt në diplomacinë amerikane dhe evropiane.

Opozita ka vërejtje si ai ka degraduar dialogun, pasi dy vite më parë dialogu ka qenë në njohjen reciproke. Një propozim franko-gjerman duhet të zhbllokojë situatën, pasi në gjendjen aktuale Kosova është e bllokuar nuk ka anëtarësim, nuk ka hyrje në NATO nuk ka investime të huaja. Kjo situatë e bllokuar i intereson Serbisë pasi nëse ata nwse munden  e vazhdojnë me dekada. Presim që Kurti të jetë serioz me partnerët dhe zotimet që merr t’i zbatojë dhe jo të krijojë mjegullnajë.

Për ne nuk duhet të preokupohemi, fiton apo jo Serbia, detyra jonë është për t'u interesuar për vendin dhe për të parë mundësitë reale dhe me partnerët ndërkombëtarë si kontribuuese në krijimin e Kosovës. Ato shtete na kanë njohur dhe është koha të fuqizohet shteti. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe kontruktiv që kërkesat tonë në raport me Serbinë nuk janë realizuar kurrë, por presim nga faktorët ndërkombëtarë. Na nevojitet anëtarësimi në organizata. Njohja e pesësh do na mundësonte anëtarësimin në organizata. Çështja e fqinjësisë së mirë mbetet proces që mund të zgjasë, por izolimi jonë nuk guxon të ndodhë.

Kjo është arsyeja që ka ardhur tek “PO”. Pa presion ndërkombëtar, edhe Kurti bënte humor, por Kosova ka atë fuqinë që ka dhe duhet të veprojë sipas mundësisë që ka vendi dhe jo ta personalizojë. Kurti e ka parë që hapësira manovruese e tij është e limituar dhe shpresoj që ka arritur të kuptojë që duhet të bëjë politikë reale. Nëse aa lirohet nga ideologjia e tij dhe konceptet e vjetra mund të ketë dhe rezultate pozitive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy