Familja me 2 fëmijë jeton në çadër/ “Xhadat” marrin premtimin për ndërtimin e shtëpisë

Familja me 2 fëmijë jeton në çadër/ “Xhadat” marrin premtimin për ndërtimin e shtëpisë

Emisioni “Xhadat” trajtoi sot rastin e familjes Kiptiu nga fshati Xhyrë i Librazhdit, që prej 4 vitesh jeton në çadër.

Ky rast erdhi në redaksi nga mësuesit e shkollës “Qukës Skënderbe”, që ndjekin dy vajzat e kësaj familjeje. Mësuesja, Manushaqe Balliu, tregoi se në fillim e mësuan historinë pasi vajza më e madhe shkoi një ditë e lagur në shkollë.

Më pas mësuesit vizituan familjen nga afër dhe vendosën të bënin disa kërkesa në institucione për t’i ndihmuar me një shtëpi.

Ndërkaq, kryefamiljari, Fredi Kiptiu, tregoi se pas lindjes së vajzës së dytë u detyrua të largohej nga shtëpia e të ëmës, ku jetonte më parë, pasi nuk kishte hapësirë mjaftueshëm.

Që prej asaj kohe familja jeton në çadër dhe Fredi u shpreh i shqetësuar që dy vajzat e tij jetojnë mes lagështirës dhe u duhet të mësojnë me qiri, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Vajza më e madhe, 9 vjeçe, bëri apel për t’i ndërtuar një shtëpi familjes dhe për të lidhur energjinë elektrike.

“Xhadat” më pas u interesua në Njësinë Administrative Hotolisht për të mësuar se çfarë do të ndodhë me familjen Kiptiu dhe nëse mund të ndërtohet një banesë për ta. Administratori i njësisë, Florian Mnalla, zbuloi se familjes i është ofruar një bonus qiraje nga bashkia për të jetuar në Librazhd, por nuk është pranuar nga kryefamiljari. Kjo gjë u konfirmua edhe nga Fredi Kiptiu, i cili tha se nuk dëshiron të largohet nga fshati, sepse nuk e përballon dot jetesën në qytet.

Megjithatë kryetari i njësisë Hotolisht, tha se po mblidhen fonde për familjen Kiptiu dhe premtoi se brenda 1 muaji do të nisë puna për ndërtimin e banesës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy