
Inxhinieri Arben Meçe foli në MCN Live mbi projektvendimin për shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare në Shqipëri. Meçe theksoi se certifikimi i ndërtesave ndaj tërmeteve është urgjencë në Shqipëri.
Ai u shpreh se tërmeti i fuqishëm në Turqi do të japë efektet e saj edhe në Shqipëri, duke vënë në dukje se jemi një vend me aktivitet sizmik të lartë. Meçe tha se nuk do t'u merret trualli banorëve përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Janë ndërtesa të vjetra, të cilat në momentin kur janë ndërtuar, kanë qenë në kundërshtim me standardet e një reagimi anti-sizmik. Në të gjitha rastet kemi thënë që shteti shqiptar duhet të futet urgjentisht në një program të certifikimit anti-sizmik të të gjitha ndërtesat. Edhe në Durrës, edhe në Tiranë, edhe në Shijak, në Laç, ndërtimet në vitet 80-90, përbëjnë mbi 90 për qind të ndërtesave të shkatërruara. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, duke mos politizuar asgjë. Çdo përqendrim investimi që bëhet nga shteti shqiptar për të certifikuar sigurinë e ndërtesave është pozitive. S’duhet paragjykuar asnjë gjë në këtë plan. Certifikimi i ndërtesave ndaj tërmeteve është urgjencë në Shqipëri. Lëvizje të pllakave tektonike në Turqi, do të sjellë efektet e veta te pllakat bashkëngjitur me to. Sepse kur lëviz e madhja, lëvizin edhe të voglat. Shqipëria do ndikohet nga tërmeti në Turqi. Shqipëria është klasifikuar si vend me sizmitet të lartë. Pllakat tektonike veriore, dhe veriperëndimore, e sigurt që te ato është akumuluar. Edhe nga ky tërmet që ra në Turqi, tërmeti është prezent në çdo minutë në Turqi. Shqipëria është vend me risk sizmik.
Kjo VKM ka qenë e kërkuar nga unë. Mekanizmit hajde ta debatojmë. Mekanizmi është që pushteti lokal cakton grupet dhe ekspertët që do bëjnë certifikimin. Kushtet e projektimit në Shqipëri janë të vitet 80’ dhe s’janë të azhurnuara. Për të thënë nëse një objekt është i certifikuar duhet të prodhosh modulin. Certifikimi që bëjë një vlerësues i çfarëdoshëm do kalojë te Instituti i Ndërtimit. Por nuk ka metodikën, modulin dhe personelin shkencor. Duhet ngritur Instituti në nivelin shkencor. Gjysma e Tiranës, me këtë logjikë, do shkatërrohen. Çfarë do bëjnë këta njerëz? Rri, puna jote. Shteti të thotë të dola borxhit. Ka edhe një skemë tjetër që shteti ndërhyn forcërisht dhe të largon. Nuk po bëhet për të vjedhur truall, por për të mbrojtur sigurinë”.



