Kurti: Njohja de facto e Kosovës nga Serbia, pjesë e planit europian

Kurti: Njohja de facto e Kosovës nga Serbia, pjesë e planit europian

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e mbajtur në Kuvend deklaroi se njohja de facto e Kosovës nga Serbia, pjesë e planit franko-gjerman.

“Njohja de juro e Serbisë është e qartë, nuk është në mënyrë eksplicite e thënë aty, por është ajo de facto. Ama është pjesë sekuenciale e planit”, ka thënë Kurti.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, Kurti tha se marrëveshja Prishtinë-Beograd duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

“Unë mund të flas si kryeministër i Kosovës. SHBA e ka ambasadorin në Kosovë. E ka Departamentin e Shtetit që mund t’i shpalosin qëndrimet. Unë nuk mund të përgjigjem për këtë sepse qartazi tjetër kush i formulon dhe i mban ato qëndrime. Marrëveshja me Serbinë varet prej diskutimeve dhe ajo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Komunikoni më shpesh me kryetarin e partisë suaj të cilit ja kam treguar propozimin”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy