Ndryshimet në qeveri/ Soko: Rama ndërrimet si në futboll për të konsumuar kohë, ministrat janë thjesht orendi

Ndryshimet në qeveri/ Soko: Rama ndërrimet si në futboll për të konsumuar kohë, ministrat janë thjesht orendi

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, duke vendosur në krye të këtij dikasteri Ervin Demon, i cili pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Brendshme. 

 

Lidhur me këtë lëvizje të radhës në kabinetin qeveritar, analisti Pano Soko, i ftuar në studion e "MCN Live", i ka krahasuar këto ndryshime me strategjitë që përdorin trajnerët e futbollit në fund të ndeshjes për të fituar kohë, duke theksuar se në realitet ato nuk sjellin asnjë ndryshim thelbësor për vendin .

 

Soko u shpreh se kryeministri po ndjek një strategji të pastër marrëdhëniesh publike (PR) për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik përmes lëvizjeve javore të emrave në qeveri. 

 

Në futboll ka një moment kur ndeshja është në fund të saj dhe fillojnë e bëhen ndërrime për të zgjatur sa më shumë kohë te minutat shtesë. Kjo gjë po bëhet tani, ku Rama po ndjek një strategji tjetër: lëshon nga një emër në javë për të marrë kohën e vëmendjen e opinionit publik ndërsa ne po flasim. Kjo është një strategji PR-i, ndërrime të kota sa për të konsumuar kohë. Këto lëvizje nuk kanë asnjë pikë rëndësie, ikën Lamallari e vjen Demo, por produkti mbetet i njëjtë. 

 

Më tej, Soko argumentoi se pushteti është i përqendruar plotësisht në duart e kryeministrit, duke i cilësuar ministrat e kabinetit si thjesht elemente dekorative që lëvizen sipas nevojave të imazhit. 

 

Peshën që ka sot pushteti e ka të gjithë Rama, ndërsa këta të tjerët janë thjesht orendi që, sipas tij, qëndrojnë bukur në mozaikun e qeverisë. Ai i rregullon këto orendi herë pas here për të ndryshuar pak imazhin e jashtëm, prandaj nuk i shoh si diçka esenciale. Ky është si një ekip futbolli ku trajneri vendos të heqë Lamallarin e të fusë Demon, por është e kotë sepse nuk ka më kohë, pasi po mbaron ndeshja. Në këtë aspekt, unë nuk e shoh këtë skuadër që të na çojë në Bashkimin Evropian. Do të duhet të jetë një qeveri tjetër, sepse Shqipëria duhet ta meritojë vendin në BE. Ky ekzekutiv nuk e meriton këtë hap, jo shqiptarët, por vetë qeverisja e Ramës, ku 90% e ministrave përfundojnë duke kaluar në dyert e SPAK-ut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy