Ligji për nxitjen e energjisë së rinovueshme, Çekrezi: I mundëson vetëprodhuesve që tepricat t'i depozitojnë në rrjet! Diversifikimi, nevojë urgjente

Ligji për nxitjen e energjisë së rinovueshme, Çekrezi: I mundëson vetëprodhuesve që tepricat t'i depozitojnë në rrjet! Diversifikimi, nevojë urgjente

Eksperti i energjisë Anduel Çekrezi deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv, se ligji i ri për nxitjen e energjisë elektrike i mundëson vetëprodhuesve që tepricën e energjisë që ata prodhojnë ta depozitojnë në rrjetin e shpërndarjes dhe ta kenë të kredituar në muajt pasardhës në harkun e një viti.

Duke vijuar logjikën e tij, Çekrezi tha se palët e interesuara po presin të plotësohen hallkat nënligjore në mënyrë që ligji që të implementohet sa më shpejt.

Për Çekrezin, diversifikimi i prodhimit të energjisë elektrike është nevojë urgjente.

Në ankande kryesisht mund të futen vetëm prodhuesit e energjisë elektrike, nuk mund të futen vetëprodhuesit. Një aspekt është i vetë prodhimin për nevoja të vogla dhe nga ana tjetër janë prodhuesit e energjisë për arsye tregtare. Është ndarje teknike-ligjore. Tjetër kategori vetëprodhimi dhe tjetër prodhimi i energjisë. Tek ankandet kur janë edhe kapacitetet të mëdha janë të mira, se kanë mundësi të ofrojnë çmime konkurrenciale, oferta të mira të energjisë që shteti mund të blejë. Vetëprodhuesit duhet që sipas ligjit të kenë një çmim për energjinë që duhet të prodhojnë dhe shesin, tepricën që më parë nuk ishte adresuar.

Flasim për kategorinë e vetëprodhuesve.  Ligji i ri rregullon këtë marrëdhënie, që vëtëprodhuesit të prodhojnë energjinë për nevojat e tyre dhe tepricat kryesisht në verë t'i depozitojnë në rrjetin e shpërndarjes dhe ta kenë të kredituar në muajt pasardhës në harkun e një viti. Kjo i jep mundësinë që energjia tepricë t’i njihet nga entet dhe t’iu kreditohet në muajt e ardhshëm në harkun e një viti. Është kërkesë persistente e jona. Të gjithë e kërkojnë. Ky ligj e parashikon të shpresojnë të eci shpejt dhe hallkat ligjore të plotësohen shpejt dhe implementohet sa më shpejt të jetë e mundur.

100% të prodhimit të energjisë e kemi të rinovueshme, por 2% prodhohet nga fotovolkaikët dhe 98% nga hidrocentralet. Ky lloj prodhimi energjie nga një burim na ka sjellë probleme dhe me krizën energjetike dhe kjo sjell probleme se në muaj e thatë kur nuk kemi ujë, apo në vitet që s’ka shumë shi dhe detyrohemi të importojmë. Këto politika duhet të ishin adresuar në kohë, diversifikimi  është nevojë urgjente. Duke marrë dhe kushtet klimaterike, është parë mundësia të integrohen këto impiante nga dielli, por në fokus është dhe era. Ajo që zë fokus është dielli pasi centralet diellore janë më të thjeshta në implementim. Deri dje shifrat kanë qenë modeste,  tani tregu do jetë më i lirë për arritjen e objektivit që është vendosur.

Ka pasur dy shtylla ku është bazuar eficensa dhe kursimi i energjisë. Për kursimin u hartua mundësimi i prodhimit të energjisë me panelet fotovoltaike. Në aspektin e eficensës ishte për panelet diellore për ujin e ngrohtë, që të ulej kostoja e energjisë. Pati shumë kërkesa, gjykoj që qeveria në harkun e incentivimit ta shtrijë pak më tepër në teknologji, edhe tek panelet fotovoltaike dhe tek ndriçimi i lehtë. Dhe qytetarët që s’kanë mundësi të vendosin dushe diellore të blejnë  pajisje. Shpresoj të ketë një hap tjetër drejt kësaj.

Nevoja për diversifikim është imediate dhe po zhvillohen procedurat si ankandet. Nevoja jonë, ne i kemi efektet e forca të krizës, apo dhe kostove sepse impaktohemi nga importi. Nëse prodhojmë energjinë për nevojat tona në 100% do e kemi më të thjeshtë të ulim kostot. Unë gjykoj të jetë akoma më liberale në konsteksin e licensimeve. Nëse ka sipërmarrje private, le të aplikojnë ta zhvillojnë që është i favorshëm për vendin tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy