8 Marsi, Google ndryshon imazhin për ditën e gruas

8 Marsi, Google ndryshon imazhin për ditën e gruas

Motori i famshëm i kërkimit Google kujton ditën ndërkombëtare të gruas me një doodle që nënkupton luftën për të drejtat e grave.

Siç është kthyer në traditë tashmë për një sërë përvjetorësh të veçantë, edhe një herë një animacion me ngjyra shfaqet sapo kërkon Google.

Duke klikuar mbi imazhin, shihni një vizatim me ngjyrë vjollcë që përshkruan një grup grash në punë, të cilat kujdesen për njerëzit, që mblidhen së bashku për të eksploruar dhe mësuar, për t’u mobilizuar për të drejtat e tyre dhe që ndihmojnë njëra-tjetrën për të mbështetur njëra-tjetrën.

Përshkrimet brenda secilës shkronjë theksojnë vetëm disa nga fushat e shumta ku gratë në mbarë botën po mbështesin njëra-tjetrën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Imazhet e animuara që zëvendësojnë herë pas here logon e Google janë krijuar nga ilustruesit dhe inxhinierët. Koncepti doodle lindi në vitin 1998, madje përpara se kompania të merrte një emër korporate. Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin donin të njoftonin përdoruesit për pjesëmarrjen e tyre në festivalin Burning Man në shkretëtirën e Nevadës.

Pas “o”-së së dytë të fjalës “Google” ishte vizatuar një figurë me shkop, një lloj mesazhi për të sinjalizuar se themeluesit ishin jashtë zyrës. Prej atij momenti, zakoni për të “zbukuruar” logon e kompanisë për të festuar ngjarje të rëndësishme mori hov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy