Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se do të vazhdojë të përpiqet t'i japë fund luftës në Ukrainë përmes negociatave të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin. Deklarata e kancelarit u bë gjatë një interviste për mediat gjermane.
"Do të flas sërish me Putinin në telefon, sepse duhet të flasim me njëri-tjetrin. I takon Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë këtë luftë të tmerrshme të pakuptimtë që tashmë ka kushtuar qindra mijëra jetë”, tha Scholz, duke theksuar se "për sa kohë që Rusia vazhdon luftën me nivelin aktual të agresionit, situata nuk do të ndryshoi”.
Kancelari solli në vëmendje bisedat e kaluara telefonike me Putinin, të cilat sipas tij "nuk ishin të vrazhda në ton", duke theksuar megjithatë se lideri rus ka sqaruar vazhdimisht se dëshiron të "aneksojë me forcë pjesë të vendit të tij fqinj", gjë që sipas tij është "e papranueshme".



