
Biznesmeni shqiptar, Emir Allen flet për “Tirana Summit” që do të mbahet në kryeqytet, i cili jep leksione dhe kurse si të bëhesh i suksesshëm, duke e quajtur si një lloj samiti motivues që po merr zjarr kudo në botë.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se shumica e njerëzve shikojnë për opsione të shpejta për të arritur qëllimet e tyte sidomos financiarisht, ndjekin ata që njihen si guru, ku përmendi Jordan Belfort dhe gurunë indian Avinash Ananda.
Ky nuk është asgjë tjetër, më shumë se të ngresh Enver Hoxhën nga varri dhe hajde na mëso se si të bëjmë demokraci. Qëllimi kryesor dhe përfituesit kryesor janë ata që ne i ndjekim.
Janë tre organizatorët përfituesit kryesor. Nëse i dëgjojmë, ka shumë thënie që këta na japin që mund ta ndihmojnë njeriun, por shumica e njerëzve 90% e njerëzve që do shkojnë në këtë eventiment, nuk do marrin ndonjë gjë të re.
Ku do bëhet ndryshimi është miniera e arit dhe ajo minierë ari është mendja jonë. Nëse përqendrohemi te mendimet tona, aty mund të bëhet diferenca e madhe, jo duke ndjekur ndjekës.
Njerëz që vijnë dhe tregojnë gënjeshtra deri. Le t’i gjykojmë këta pak a shumë. Për Jordan Belfort, sekreti më i madh është se nuk mësova asnjë gjë të re nga një prani e imja.
Isha i ftuar si plus një, ishte një eveniment më i vogël dhe rrethi më i ngushtë.
Belfort është dikush që ka mashtruar dhe ka shkuar në burg, u dënua me 4.4 vite burg, bëri 22 muaj, u gjobit mbi 100 milionë dollarë.
Është dikush i dëshpëruar për të bërë lekë më tepër. Nëse ti paguan për të marrë udhëzime nga dikush që është gjykuar se është mashtruar.
Ndërsa për gurunë nga India, Avinash Ananda, deklaroi se në një kërkim të thjeshtë, dikush që vjen nga një popullatë me 1.3 milionë banorë dhe ka vetëm 3 mijë ndjekës në vendin e tij të origjinës, është diçka që ndez alarmin.
Mund ta krahasojmë me piramidat, njerëzit kanë ndërtuar një imunitet dhe nuk shohin në mënyrë objektive ndaj këtyre evenimenteve, shqiptarët nuk mendojnë për veten se si mund të organizojnë veten e përditshme më mirë dhe merren me thashethemet.
Suksesi fillon me mendimin dhe me mendjen tënde, është një ligj shumë i thjeshtë në botën e suksesit. Shpërblimet tona në jetë janë në përpjestim të saktë me kontributet tona.
Nëse një njeri do jetë në Instagram apo TikTok, dhe pret për ta nxjerrë nga ai llum dhe ta bëj të suksesshëm, harroje.
Pse vetëm 10 nga 100 edhe në botën perëndimore, arrijnë që të jenë të sigurtë financiarisht në moshën 65 vjeç.
Pse vetëm 4% janë të kënaqur me financat e tyre? Kjo ka të bëjë me atë që janë duke bërë njerëzit.
Çfarë je duke bërë ti për të arriture një progres në jetën tënde?
Sipas Allen, fenomeni i motivuesve po përhapet shumë kudo në botë dhe nuk është unik vetëm në Shqipëri, por se është si të gjesh një target dhe audiencë që kapet nga kthetrat e suksesit ku të vetmit që arrijnë sukses janë ata që e organizojnë dhe që i bëjnë njerëzit të paguajnë për të dëgjuar këshillat e tyre.
Ajo që është kryesore është që të gjithë duhet të evolojmë dhe të rrisim vlerat tona. Është një industri që shkon në triliona dollarë dhe është diçka që do të vazhdojë.
Nuk iu vë faj këtyre individëve që duan të ndërtojnë audiencë më të madhe se kjo do të thotë të ardhura.
Kush vë shpresat te diçka e tillë, është negative, se nuk mund të të them unë se si ti do kesh jetë më të mirë, duke e ditur se ti je ai që duhet të bësh çdo gjë për të arritur një jetë më të mirë.
Gjëja e parë që do bëjnë, do të theksojnë se çdo ndryshim do vij nga ti dhe nëse ti nuk e arrin, është faji jot. Nëse ti e arrin, është vlera ime që të kam dhënë ty.
Kjo mund t’i lejojë sidomos të rinjtë në një llum për një kohë akoma më të gjatë, se i vënë shpresat te dikush që do tregojë një sekret.
Nuk ka pasur një sekret këtu, është një punë që ti duhet ta bësh ditë përditë, në jetën personale dhe ndërpersonale.
Një diçka që do flitet ka për të qenë rreth gëzimit. Lumturia nuk është qëllim, se nëse e analizon shumë mirë në shumicën e rasteve kur arrin një objektiv, lumturia është shumë më e vogël në krahasim me atë që mendoje.
Njeriu është i përshtatur ndaj dhimbjes, ti thjesht duhet të kontrollosh sfidat me të cilat do të përballesh.
Duke evoluar si person në botën profesionale, si dhe atë spirituale ajo të jep lumturi, po jo ndize dritën ti dhe do të vij lumturia nga dikush tjetër.



