Aksion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 414 kg hashash, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Aksion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 414 kg hashash, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Policia italiane, ka sekuestruar mbi 414 kilogramë hashash në Guidonia, që dyshohet se do të shpërndahej në tregun e drogës në Romë dhe provincë. Vlera e lëndës narkotike në tregun me pakicë vlerësohet në mbi 4 milionë euro, sipas mediave italiane.

 

Në pranga ka rënë një 29-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Kontrollet nisën pas dyshimeve mbi lëvizjet e të riut pranë një ndërtese në zonë. Ai u ndalua ndërsa po përpiqej të ngarkonte në bagazhin e automjetit disa valixhe të mëdha. Brenda tyre u gjetën rreth 98 kilogramë hashash.

 

Hetimet vijuan pas gjetjes së një tufe çelësash në posedim të 29-vjeçarit. Çelësat çuan autoritetet drejt disa ambienteve të përdorura si depo dhe pika shpërndarjeje në Guidonia dhe Romë. Në njërën prej strukturave, një sasi e konsiderueshme droge ishte fshehur brenda frigoriferëve, të cilët ishin përshtatur për ruajtjen e lëndës narkotike.

 

Gjatë kontrolleve, përfshirë edhe një garazh, u gjetën materiale për paketimin e dozave, si dhe disa shënime të shkruara me dorë që përmbanin të dhëna mbi sasinë dhe llogaritjen e drogës. Në përfundim të operacionit, sasia totale e hashashit të sekuestruar kaloi 414 kilogramë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy