Tërmeti bën bashkë Greqinë dhe Turqinë, Dendias pritet me përqafime në Aeroportin e Adanas

Tërmeti bën bashkë Greqinë dhe Turqinë, Dendias pritet me përqafime në Aeroportin e Adanas

Duket se tërmeti shkatërrimtar që deri më tani ka lënë të paktën 28 mijë të vdekur, ka bërë që të lihen pas, të paktën për momentin, tensionet Greqi-Turqi.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zbarkoi mëngjesin e së dielës në Aeroportin e Adanas në Turqi, ku u prit me një përqafim të ngrohtë nga homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu. Pasoi një takim i shkurtër mes dy ministrave në aeroport, pas të cilit ata hipën në një helikopter për të vizituar zonat e goditura nga tërmeti në provincën Hatay.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme greke, Dendias do të takohet me anëtarët e Misionit Grek të Ndihmës që vepron në zonat e shkatërruara nga tërmetet e fundit dhe do të shoqërohet nga homologu i tij turk gjatë gjithë vizitës.

Ministri do të vizitojë gjithashtu Qendrën Operative në Antakia dhe do të informohet për zhvillimet më të fundit në lidhje me përpjekjet e evakuimit dhe shpëtimit, si dhe për nevojat humanitare që janë shfaqur.

Në kuadër të kësaj vizite do të shqyrtohen edhe mënyrat për ndihmën e mëtejshme të Greqisë për të adresuar pasojat shkatërruese të tërmeteve, tha ministria.

Ai vuri në dukje gjithashtu se Dendias ka udhëzuar Misionin e Përhershëm të Greqisë në Gjenevë që të ndërmarrë veprime në mënyrë që ndihma humanitare emergjente t'i ofrohet Turqisë dhe Sirisë nëpërmjet OCHA (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare).

Gjithashtu, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andreas Katsaniotis, ka marrë përsipër koordinimin e agjencive dhe individëve që dëshirojnë të ndihmojnë në grumbullimin e ndihmave humanitare për zonat e prekura në Turqi dhe Siri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy