
Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e mbajtur nga opozita një diatë më parë para parlamentit. Ai tha se pjesëmarrësja ishte e vogël dhe kjo lindi nevojën që protesta e radhës të improvizohej para parlamentit. Sipas tij prej disa javësh seancat plenare nuk janë duke u zhvilluar normalisht dhe se ky është qëllimi i Berishës që të delegjitimojë parlamentin.
Ka dy momente të lidhura me njëra tjetrën që rrëfejnë dhe strategjinë afatgjatë të opozitës por tani është përcaktuar se do vazhdojë deri sa të kalohet sprova e madhe e 14 majit. Protesta e së shtunës pati kontradiktë mes pritshmërisë dhe realizimit, mes asaj që u premtua dhe asaj që u realizua dhe si e tillë meqenëse në Tiranë shfaqen menjëherë dashnorët e aritmetikës, pjesëmarrësit e pakët në protestë dhe shpërndarja paqësore e tyre krijoi nevojën e improvizuar në çast që protesta të ishte bisss dhe këtë radhë te parlamenti sepse sheshi i vogël atje jep idenë e masivitetit dhe duke hedhur dhe atë përplasjen e mundshme. Ishte një protestë e improvizuar protesta e djeshme dhe shoh ngutjen e PD dhe Berishës për delegjitimuar parlamentin. Ka disa seanca që punimet nuk po realizohen normalisht dhe ata do bëjnë sa mundet që të mos realizohen.
Më tej Vangjeli shtoi se raporti i palëve me këtë gjë, është dukshëm i ekzagjeruar për përjashtimin e deputetëve të seancës, por sipas tij nuk ishin 13 deputetë të përjashtuar por 120 mijë zëra shqiptarësh.
Reagimi i socialistëve ishte shproporcional. Kush ka më shumë numra duhet të ketë dhe nivelin e tolerancës më të madhe. Nikolla dhe të tjerët duhet të kujtojnë kohën kur ata ishin opozitë, sepse nuk do jenë gjithmonë në pushtet dhe tani kemi dy palë të cilat gjithmonë e më tepër dhe urat e mundshme të komunikimit po i thyejnë sepse e djathta po kërkon të deligjitiomojë parlamentin dhe humbja më e madhe e Berishës është se nuk ka arritur të ketë dot kohezion në grupin parlamentar të tij.



