Mbledhja Shqipëri-Mali i Zi, marrëveshje për menaxhimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna dhe mbrojtjen e bimëve

Mbledhja Shqipëri-Mali i Zi, marrëveshje për menaxhimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna dhe mbrojtjen e bimëve

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Jokovic, nënshkruan sot dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë.

Dy marrëveshjet e firmosura gjatë mbledhjes së përbashkët Mal i Zi- Shqipëri ishin: “Për Mbrojtjen e Bimëve” dhe “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna”.

Sipas ministres Krifca fokusi i marrëveshjes për “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna” është sigurimi i peshkimit të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale. Ndërkohë sa i përket marrëveshjes “Për Mbrojtjen e Bimëve” Krifca tha se çdo ngarkesë për eksport, e cila i nënshtrohet inspektimit fitosanitar, duhet të shoqërohet nga një certifikatë fitosanitare.

Fokus i bashkëpunimi mes dy vendeve është sigurimi i peshkimit të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale, teksa nxisin një industri dinamike peshkimi me standarde zhvillimi për komunitetet e peshkatarëve.

Mbi bazën e kësaj marrëveshje çdo ngarkesë për eksport, e cila i nënshtrohet inspektimit fitosanitar, duhet të shoqërohet nga një certifikatë fitosanitare e përpunuar sipas modelit të përcaktuar në Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve dhe e lëshuar nga autoriteti kompetent i Palës Kontraktuese

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy