Pranohet padia e GJKKO: Ekzekutim i menjëhershëm për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Pranohet padia e GJKKO: Ekzekutim i menjëhershëm për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Pagat/ Gjykata Administrative pranon padinë e GJKKO: Ekzekutim i menjëhershëm, Thesari detyrohet të paguajë pagat e plota

 

Gjyqësori ka korrur fitoren e parë madhore në përplasjen institucionale me ekzekutivin. Gjykata Administrative ka vendosur të pranojë padinë dhe kërkesën për sigurim padie të depozituar nga strukturat gjyqësore, duke përfshirë Gjykatën e Posaçme (GJKKO). 

 

Vendimi mban sanksionin e ekzekutimit të menjëhershëm, duke detyruar ligjërisht degët e Thesarit të Shtetit që nga dita e sotme të zhbllokojnë fondet dhe të kalojnë pagat e plota për të gjithë administratën gjyqësore dhe magjistratët në shkallë vendi. 

 

Sipas detajeve të fundit të bëra me dije nga gazetari Arsen Rusta, kjo vendimmarrje e shpejtë shmang një ngrirje totale të llogarive të shtetit, por nga ana tjetër vendos ekzekutivin përpara përgjegjësisë absolute ligjore. 

 

Ky vendim vjen si një përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit, i cili nisi fillimisht me një kallëzim penal në SPAK ndaj zyrtarëve të Thesarit për shpërdorim detyre dhe mosezekutim të vendimeve të mëparshme gjyqësore. 

 

Çdo vonesë apo refuzim i mëtejshëm nga ana e zyrtarëve të financave do të ngarkonte këta të fundit me përgjegjësi direkte penale, në një kohë kur SPAK ka nisur paralelisht verifikimet për dosjen e depozituar vetëm 24 orë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy