Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër projektligjit: Krijon diferenca të pajustifikuara

Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër projektligjit: Krijon diferenca të pajustifikuara

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar mbi projektligjin që parashikon ndryshime në skemën e pagave të magjistratëve.

 

Në shkresën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se, në formën aktuale, projektligji nuk garanton zbatimin e plotë të vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese. 

 

Institucioni ngre shqetësimin për mënyrën se si projektligji trajton nivelet e ndryshme të sistemit të drejtësisë, duke argumentuar se formula e propozuar krijon diferenca mes strukturave të gjykatave dhe prokurorive.

 

Në mungesë të një drafti formal të përcjellë zyrtarisht për konsultim, bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara, vlerësojmë se projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’’, në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Vendimit nr. 15, datë 17/02/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të”, thuhet në qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive”, thekson Prokuroria e Përgjithshme.

 

Çështja e pagave të magjistratëve ka qenë në qendër të diskutimeve institucionale gjatë javëve të fundit. Më herët, edhe KLGJ dhe KLP kanë ndërmarrë hapa lidhur me përcaktimin e pagës referuese bazë, ndërsa debati lidhet me mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy