
Diplomati Jorgji Kote deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se takimi i sotëm në Bruksel me Vuçiçit dhe Kurtit është një lajm i mirë, por nuk ka vend për optimizëm pavarësisht fjalëve të bukura.
Duke vijuar logjikën e tij, Kote tha se mungon fryma dhe mjedisi dhe se nga marrëveshja që propozohet fiton më shumë Serbia pasi aty nuk përfshihet njohja e Kosovës.
Së pari ky është lajm i mirë, ngjarje e mirë kur mendojmë që ka 7 muaj pa kontakt mes palëve, por kriza dhe kërcënime për ndërhyrje të armatosur. Sot është ditë e mirë për dialogun. Për optimizëm, nuk ka vend për optimizëm pavarësisht fjalëve të bukura dhe eufemizmave diplomatik, pasi mungon mjedisi konkret, fryma si ajo që u bë në 1972 mes dy Gjermanive, model që po kërkohet të transplantohet, duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë do ndodhë më pas.
Duam të jetë marrëveshje ku të gjithë janë fitues. Kosova nuk është fituese, më shumë fiton Serbia të paktën në këtë marrëveshje, që është e ndërmjetme. Nuk mund të jetë historike. Këtu nuk janë palët fituese siç ishin Gjermanitë në 1972, Serbia fiton më shumë. Fiton Serbia se nuk ka njohje të Kosovës, as faktike. Në këtë marrëveshje, janë ato 5 nenet por mungojnë gërmat, nuk ka njohje as faktike, përderisa në kushtetutën e Serbisë mbete ai neni 'Kosova është pjesë e Serbisë'. Nuk është fryma dhe mjedisi që ishte mes dy Gjermanive. Kemi të bëjmë me Serbinë që nuk pranon dhe denjon ta njohë, dhe jo më Kosova të hyjë në OKB. Po futet dhe asociacioni që hë për hë nuk është republikë Srbska. Kështu u tha dhe për Dejtonin, ky rrezikon ekziston. Kjo marrëveshje e ndërmjetme nuk të siguron.
Serbia ka krijuar çdo konflikt, është dhe Rusia pas saj, ekspertët më të mëdhenj janë kundër asociacionit dhe jo entuziastë. Nuk është se do ndodhë por rreziku do të jetë aty. Do shikojmë si kanë ecur bisedimet sot. Mund të mos nënshkruhet sot, por edhe nëse nënshkruhet është në parim, e përkohshme , e ndërmjetme dhe efekti do të jetë i shkurtër. Amerika ka zgjedhjet presidenciale, dhe BE zgjedhjet e parlamentin. Ata nuk e përdorin si ne, por duan sukses diplomatik qoftë BE dhe qoftë Amerika.
Diplomacia nuk është kurrë negative, unë s’jam në shërbimin diplomatik. Ata thënë që fryma kjo është të ketë stabilitet. Ndërmjetësuesit kanë qenë zjarrfikëse.



