Prezantoheshin si zyrtarë institucionesh te subjekti privat dhe përfitonin para/ 3 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 90 mijë euro

Prezantoheshin si zyrtarë institucionesh te subjekti privat dhe përfitonin para/ 3 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 90 mijë euro

Tentuan të përfitonin nëpërmjet mashtrimit, një shumë të madhe parash, nga një subjekt privat, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 persona në Tiranë dhe sekuestrohen 89 400 euro dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”, për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të disa shtetasve që vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tentativa”, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe ndalimi, për veprat penale “Mashtrimi”, mbetur në tentativë dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i shtetasve E. A., 21 vjeç, A. B., 18 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy