Aksidentohet autobusi në Turqi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur

Aksidentohet autobusi në Turqi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi në orët e para të mëngjesit e sotëm.

Autobusi i pasagjerëve me targë 34 SD 7721 po udhëtonte nga Diyarbakır në Bodrum, kur u përmbys në kryqëzimin Karabedir, Dinar Haydarli.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit, çka çoi në bilancin e rëndë.

Dyshohet se mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit ajo që ka shkaktuar aksidentin.

Ndërkohë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy