Shteti bektashi, Jazexhi: Izraeli kërkon një precedent për ndarjen e Sirisë

Shteti bektashi, Jazexhi: Izraeli kërkon një precedent për ndarjen e Sirisë

Studiuesi Olsi Jazexhi thotë se pas idesë së shtetit bektashi qëndron Izraeli. Ai tha se qëllimi është krijimi i një precedenti, që do të përdoret më pas për ndarjen e Sirisë. 

 

Jazexhi komentoi edhe vizitën e të dërguarit të presidentit Trump, Paolo Zampolli, pak ditë më parë në Tiranë. Ai tha se ardhja e tij nuk la të bëjë shumë me rolin e Amerikës. 

 

Nuk besoj që SHBA-të janë të interesuara, madje as nuk e dinë çfarë bëhet në Shqipëri. Ai që njihet si Paolo Zampolli që ka trafikuar në Amerikë gruan e Trump në 1996, të cilën e mori në Slloveni dhe ia dha Trumpit. Nuk ka të bëjë me Amerikën, por me mafian izraelitë, që po merr sektorët strategjikë të Shqipërisë. Nuk mendoj se kemi të bëjmë aq shumë me amerikanët sa kemi të bëjmë me izraelitët. Janë si ujqër dhe grabisin kudo nëpër botë, ku të mundin e sa të mundin. Ardhja e Zampollit mund të ketë qenë një sipërmarrje e përbashkët mes mafies italiane dhe asaj izraelit. 

 

Që prej hapjes së ambasadës izraelite në Shqipëri, me ardhjen e muxhahedinëve, Shqipëria u bë vend i rëndësishëm për Izraelin. Por për ta kthyer Shqipërinë në koloninë e vet, siç ka bërë me Ukrainën, i duhej të largonte nga Shqipëria prezencën islamike. U mbyll ambasada iraniane. 

 

Shtatori 2024, kur presidenti izraelit Herzog erdhi në Shqipëri. Ishte kulmi i gjenocidit në Gaza. Ai u mirëprit në Shqipëri nga Edi Rama. Ai u bëri thirrje izraelitëve të vijnë të vendosen në vendin mes dy deteve, pra në Karaburun dhe Sazan. Që prej atëherë, izraelitët po vijnë për të marrë prona në Shqipëri. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy