Kuvend, Boçi: Kryeministri duhej të ishte këtu, përjashtuat deputetët e PD pa arsye

Kuvend, Boçi: Kryeministri duhej të ishte këtu, përjashtuat deputetët e PD pa arsye

Seanca e sotme plenare k nisur me tensione, ku fjalën i pari e ka marrë deputeti i PD, Luçiano Boçi. Ai u shpreh se në procesverbalin e herës së kaluar nuk ka gjetur asnjë arsye se përse u përjashtuan për 10 ditë nga Parlamenti deputetët e PD. Sipas tij, ky parlament është i korruptuar nga Rama, me kërcënime dhe dhunë që ushtrohet për t’i hequr fjalën opozitës.

Tek po lexoja procesverbalin e seancës së kaluar nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD, ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për çështjen e financimit me para në dorë nga kryeministri të McGonigal, për eliminimin e opozitës. Kur opozita kërkon të drejtën e saj ju bëni vazhdimin e skenarit, organizmi dhe zbatimi i eliminimit të opozitës. Është e njëjta formë, paksa në miniaturë. Ky parlament është i korruptuar nga Rama, jo me para… me kërcënime dhe dhunë që ushtrohet në këtë parlament për t’i hequr fjalën opozitës. Kryeministër të korruptuar bota ka njohur, por kryeministër që korrupton bota nuk ka njohur. Korrupton në dëm të interesave kombëtare. Sot kryeministri duhej të ishte këtu! Duhet të dalë me pranga në duar.

Më pas ka qenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila i ka fikur mikrofonin Boçit, duke thënë se fjala e tij nuk ishte për procesverbal.

Pas këtij momenti deputetët e PD kanë rrethuar foltoren, ndërsa më pas Boçi ka vijuar fjalën, teksa ka kërkuar që sot në këtë seancë, duhej të ishte prezent kreu i qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy