Zgjedhja e kreut të Kushtetueses/ Rusta: Holta Zaçaj nuk arriti të marrë pesë vota, pritet raundi i tretë (VIDEO)

Zgjedhja e kreut të Kushtetueses/ Rusta: Holta Zaçaj nuk arriti të marrë pesë vota, pritet raundi i tretë (VIDEO)

Në procesin për zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese ka dështuar sot edhe raundi i dytë i votimeve.

Në përfundim të votimit, asnjë prej kandidatëve në garë, respektivisht Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj nuk morën votat e nevojshme për të qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

 Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arsen Rusta, i cili për “MCN live”, bazuar në burimet e tij thotë se as këtë raund Holta Zacaj nuk arriti të marrë pesë votat e kërkuara.

Me gjasë pritet një raund i tretë.

Në raundin e parë të mbajtur me 15 shkurt, të 9 votat u ndanë duke marrë nga 3 vota Marjana Semini, 4 vota Holta Zaçaj, dhe 2 vota-Fiona Papajorgji, për shkak se asnjë prej tyre nuk mori numrin maksimal prej 5 votash, raundi u përsërit duke ardhur ne ditën e sotme.

Ka përfunduar para pak çastesh raundi, tregohen hermetik gjyqtarët por burimet flasin se dhe pse kishte 4 vota Holta Zaçe nuk mundi të marrë 5 vota sërish. Nëse ka fituar Fiona Papajorgji ose Marjan Semini mbehet për tu parë por është një proces që sapo ka përfunduar dhe Gjykata Kushtetuese bën me dije se për pak do të dal njoftimi zyrtar nëse do të kemi një raund të tretë ose kreu i kësaj Gjykate është zgjedhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy