Çështja McGonigal/ Kalemaj: “Ramagate” skandal i cili ua kalon përgjimeve, lobimi ka në fokus defaktorizimin e opozitës (VIDEO)

Çështja McGonigal/ Kalemaj: “Ramagate” skandal i cili ua kalon përgjimeve, lobimi ka në fokus defaktorizimin e opozitës (VIDEO)

Skandali me ish-zyrtarin e FBI dhe implikimet e kryeministrit Edi Rama, vazhdojnë të jenë aktuale në vend.

Analisti Ilir Kalemaj, në “MCN live”, e vlerëson se implikimet e Ramës, janë më shumë se skandale përgjimi në këtë aferë, teksa emëruesi i përbashkët i tërë kësaj është se lobimi ka në fokus defaktorizimin e opozitës para zgjedhjeve.

Të takosh kryeministrin e Shqipërisë katër herë, të jenë të deklaruara ose jo ese dhe dy here  e ka takuar jashtë, dhe ndërkohë që ti je futur biznesmen strategjik si investitor në Shqipëri, përmes një shqiptaro-amerikani, personi A apo B, kjo tani pavarësisht se kjo nuk mund të dëshmohet në sallën e drejtësisë, dhe të themi a do të dënohet Rama nga organet e drejtësisë amerikane apo shqiptare për shkak të kësaj.

Por nëse Watergate, ishte vetëm një skandal përgjimi, kjo Ramagate, është shumë më tepër sesa një skandal përgjimi, që implikon në aferat e shëtit, në dhënien e statusit investitor strategjik, për lobim kundër opozitës, se dy nga çështjet aty kanë të bëjnë me partitë ndryshe , pra PD,.

Pra kjo ka të bëj ashiqare me faktin për të përçarë, për të bërë lobim kundër opozitës për ta faktorizuar kryeministrin Rama dhe partinë për ta fituar zgjedhjet, me kosto shumë të madhe për demokracinë ne vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy