Libri “12 mentalitete”/ Kola: Dua të jap një guidë për vetpërmirësimin. Jam besimtar, por jo religjioz

Libri “12 mentalitete”/ Kola: Dua të jap një guidë për vetpërmirësimin. Jam besimtar, por jo religjioz

Avokati Bilal Kola foli në emisionin “Arnautistan” mbi librin e tij “12 mentalitete”, duke u shprehur se qëllimi ka qenë të japë një guidë për vetpërmirësimin.  

Ndër të tjera ai tha se është besimtar, por jo religjioz.

Unë e shoh që ky libër mua në radhë të parë me sjell në një profil që askush s’e dinte që e kam. Edhe për mua është në një farë mënyrë surprizues fakti që e kam nxjerrë një libër të tillë. Privatisht më ka cytur, motivi kryesor pse e kam shkruajtur këtë libër është vetpërmirësimi. Libri bazohet në tre burime kryesore: Dijen empirike. Ke një duzinë materialesh që kanë lidhje me të urtët dhe të mençurit e lashtësisë. Një qasje që lidhet me studimet shkencore. E treta është eksperienca ime personale, apo eksperienca që kam në lidhje me familjarët, apo me njerëzit e afërt.  

Me këtë libër ajo që dua të realizoj është për vetpërmirësim. Libri s’është për mua. E kam nxjerrë për lexuesin. Në funksion të lexuesit, dua t’i ofroj gjithësekujt një guidë për vetpërmirësim në çdo dimension të jetës. Dua të kem sa më shumë audiencë në funksion të asaj çfarë dua të realizoj. Interlokutori është media sociale ose tradicionale”.

Jam besimtar, por jo religjioz. Unë e admiroj Krishtin, Muhamedin, Budën, por s’kam nevojë të më lidh me mësimet e tyre një murg, prift apo hoxhë. Jam spirtualisht. Unë admiroj burimin dhe s’kam lidhje me intermediarin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy