Gjyqi për pallatin/ Tomorri: Konflikti me Salillarin real, vendimi i qeverisë në kundërshtim me ligjin (VIDEO)

Gjyqi për pallatin/ Tomorri: Konflikti me Salillarin real, vendimi i qeverisë në kundërshtim me ligjin (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri në MCN Live ka komentuar lidhur me ankimin e biznesmenit Pellumb Salillari i cili ka çuar në gjykatë vendimin e KKT-së që i konfiskoi pallatin pa leje tek Liqeni.

Ai tha se e gjithë ajo që ka ndidhur ëhstë shumë e thjeshtë, ata kanë ndërtuar pa leje, ndësa theksois e dhe vendimi i qeverisë është nën kundërshtim me ligjin. Sipas tij, nëse të gjitha këto shkojnë në gjykatë me shumë gjasa do të rrëzohen.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë, këta ka ndërtuar pa leje, jo vetëm Salillari por shumë ndërtues. Këta kanë shkelur ligjin, qeveria mori një aksion por dhe vendimi i qeverisë është në kundërshtim me ligjin sepse cenon një parim që konfiskimi bëhet vetëm përmes një procesi të rregullt ligjor. Pra konfiskimin e një prone e merr vetëm gjykata dhe në kodin tonë thuhet që konfiskimi bëhet detyrimisht vetëm me vendim gjykate. Kjo mendoj është pika e vetme që Salillari atakon qeverinë në gjykatë. Me shumë gjasa do të rrëzohen dhe gjithë aksioni i qeverisë do të dalë i diskretituar, një nul dhe do të rrëzohet.

I pyetur pse nuk kanë reaguar kompani të tjera por vetëm Salillari, Tomorri tha se ne ndër vite kemi krijuar klas biznesmenësh të cilët janë të varur nga lejet e ndërtimit të qeverisë. Ndërsa referuar Salillarit ai theksoi se ndoshta i gjithë ky guxim mund të ketë ardhur si rezultat i besimit të tepërt dhe parave të mëdha të marra nga buxheti i shtetit.

Ne nuk kemi një klasë të mirëfilltë sipërmarrësish që zhvillojnë biznes mirfilltasi të pavarur nga shteti, kemi ndërtues vasal të varur nga lejet e ndërtimit të marra nga qeveria, pra të varur nga qeveria dhe prandaj shumë nga ata ndërtues nuk shkojnë të atakojnë vendimin. Pse Salillari ka zgjedhur këtë rrugë këtë se dimë por dimë se ai është një nga përfituesit më të mëdhenj në këtë vend. Pra është një njeri i cili ekziston vetëm falë parave që merr nga buxheti i shtetit. Ajo nuk ka markë në treg, por merr punët publike dhe pse ka shkuar deri këtu nuk e dimë, por ndoshta është ai besimi i tepërt që të krijohet kur ti merr shumë para dhe ke marrëdhënie përtej atyre formale dhe ligjore me zyrtarë.

Ndërsa nëse Salillari shkon deri në fund dhe fiton gjyqin, Tomorri tha se nëse vendimi i konfiskimit i shtesave pa leje rrëzohet në gjykatë atëherë i gjithë aksioni diskreditohet dhe bashkë me të dhe reputacioni i kryeministrit që ju vu në ballë këtij aksioni. Ai shtoi se nëse kjo është një shoë kuptohet fare lehtë, por beson se ka një konflikt real në gjithë këtë histori.

Në këtë rast përfundimi mund të jetë vetëm një, nëse konfiskimi do rrëzohet dhe diskreditohet i gjithë shoë i qeverisë, pra është në lojë reputacioni i kryeministrit se ai i doli për zot këtij aksioni dhe nga ana tjetrë nëse kanë shkelur ligjin duhet të ndëshkohen. E para për ta vazhduar këtë histori janë bërë shoë të tilla në Shqipëri, ka pasur vendime qeverie që janë rrëzuar për shkak të kontestimit të opinionit publik, por ne këtë e kuptojmë shpejt nëse është kjo sepse Salillari është një nga kontraktorët më të mëdhenj të parave të buxhetit të shtetit dhe nëse vazhdojnë që ta ushqejnë themi se kjo është një shoë dhe nuk ka një luftë reale. Përsa i përket faktit nëse gjykata rrëzon konfiskimin, atëherë të gjithë ndërtuesit qoftë ata që e kanë paguar, blerë me vlerë tregu, apo ja kanë falur qeverisë u lind e drejta që ti marrin mbrapsh këto. Kjo do të sillte telashe të tjera për qeverinë sepse do duhet të kthente pas paratë e mara apo pasuritë e konfiskuara. Megjithatë unë besoj se nga e gjithë kjo histori ka një konflikt real dhe mund të jetë një luftë e brendshme brenda klaneve të maxhorancës.

Ndërsa pyetjes pse nuk reagon shoqata e ndërtuesve, Tomorri tha se ata nuk kanë interes të hapin një luftë me qeverinë sepse nuk janë sipërmarës të mirëfilltë por vasal të qeverisë.

Shoqata e ndërtuesve nuk reagon sepse nëse e bën nëse e hapin një luftë me qeverinë nuk fitojnë më leje ndërtimi prandaj thash se nuk kemi një klasë të mirëfilltë sipërmarrësish, por një vasal të qeverisë. Kemi patur dy vendime të qeverisë për krijimin e bordeve për çmimet, të gjithë e kuptonin që ishin antikushtetuese dhe asnjë nga biznesmenët e prekur nuk shkoi ta atakoi por e bëri PD dhe gjykata e rrëzoi. Pra këta janë vasal të qeverisë, këta funksionojnë me lekët e marra nga buxheti i shtetit. Kjo është arsyeja pse ata nuk guxojnë ti dalin përballë qeverisë dhe kur ajo shkel ligjin. Kjo është arsyeja pse askush nuk lufton në Shqipëri me qeverinë dhe duke pasur këtë panoramë historia e Salillarit është pak paradoks.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy