
Teksa Turqia dhe Siria po përditëson çdo ditë bilancin tragjik të jetëve të humbura dhe dëmtimeve materiale nga tërmeti i një jave më parë, shqiptarë në Turqi, po organizohen për të ndihmuar të mbijetuarit.
Një rast i tillë erdhi sot përmes skype në “MCN live”, teksa shqiptari nga Adana e Turqisë, Erven Kaja, raporton se deri më tani janë identifikuar tetë shqiptarë që humbjen jetën nga tërmeti.
Tutje Kaja thotë se po organizohen për të mbledhur ndihma për banorët e mbijetuar nga tragjedia e madhe.
Jemi organizuar për të ofruar ndihma atyre që kanë shpëtuar. Është mirë që të gjithë të mblidhemi për të ofruar ndihma, kemi bërë edhe listat për këtë rast.
Deri tani kemi mësuar se janë 7-8 shqiptarë të vdekur nga tërmeti, tre nga ta janë në Hatay.
Unë jam në Adana për momentin dhe ka nga ana që kanë ikur në qytet tjera në Mersin, në Ankara, dhe nuk kanë qëndruar më këtu, ne jemi organizuar në Karayman për ti ndihmuar.



