Gazetari Robert Papa thotë se çështja McGonigal do të shënojë fundin politik të Edi Ramës. Në studion e lajmeve, Papa tha se balancat politike po ndryshojnë dhe Berisha e ka kuptuar këtë.
Balanca politike po ndryshon. Berisha mund të ketë shumë minuse. Por ka nuhatje. Ai e ka ndier që është koha që të largohet kjo qeveri. Me ministra të nivelit mediokër, tregon që Rama e ka mbështetur fitoren te elementë kriminalë. Kandili ka filluar të shuhet
Në lidhje me protestën e sotme, Papa tha se ishte një demonstrim force.
Nuk ka rëndësi sa veta dalin në protestë. Fakti është që Berisha tregon që nuk ka gjykatë ti heqë të drejtën si lider i opozitës. E djathta e ka të vështirë të protestojë. Ka elementë që janë afruar në PD, që mbase nuk e meritojnë, bëjnë një lloj skenari proteste, ishte njëfarë demonstrimi force. Berisha do të rezistojë. Ramën e njeh mirë. Edhe mediat e majta kanë filluar ta godasin Ramën.



