Finlanda ka filluar punën për ndërtimin e një pengese përgjatë kufirit lindor me Rusinë.
Barriera është rreth tre kilometra e gjatë dhe përfshin të dy anët kufirit të Imatrës.
Sipas afateve kohore të vlerësuara nga inxhinierët, projekti pilot duhet të përfundojë deri në fund të qershorit.
Nëntorin e kaluar, qeveria finlandeze propozoi shpenzimin e 139 milionë eurove për ndërtimin e gardheve përgjatë pjesëve të kufirit me Rusinë, një premtim i përsëritur në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.



