Monitorimi për çështjet fiskale/ Soko: BE shqetësohet për keqpërdorimin e lehtësirave fiskale në Shqipëri

Monitorimi për çështjet fiskale/ Soko: BE shqetësohet për keqpërdorimin e lehtësirave fiskale në Shqipëri

Raporti i BE për monitorimin e qeverisjes, nxjerr në “lupë” Shqipërinë për çështjet fiskale.

Për ekspertin e ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në “MCN economy”, monitorim fiskal do të thotë vëzhgim që i rreptë lidhur me drejtësinë fiskale.

Sipas tij, BE është i kujdesshëm në lehtësira fiskale , në të cilat mund të futen sisteme fiskale jo të pastra në treg.

Monitorim fiskal do të thotë vëzhgim më të rreptë sa i takon asaj që quhet drejtësia fiskale.

Tani BE natyrisht që ka mekanizma të ndryshëm që ai i kontrollon ose i mban nën mbikëqyrje por jo thjesht në faktin e vëzhgimit por edhe në mbajtjen e njëfarë tensioni politik sa i përket politikave fiskale të ndryshme.

Po kush është problemi, problemi është se atë që quhet drejtësia fiskale, BE është shumë i kujdesshëm pë ato që quhen lehtësira fiskale, pra janë vrima në sisteme fiskale të cilët mund te penetrojnë qoftë paratë e pista apo qoftë edhe pabarazia fiskale apo edhe parat që nuk janë krijuar në formë të ndershme, por qe mund të gjejnë vrima në sistem dhe mund të penetrojnë në to dhe të bëhen pjesë e sistemit.

Ajo çka qenë pika nevralgjike ka qenë ajo që përmendi FMN që ka për përjashtimin nga TVSH të 6% të të gjitha veprimtarive hoteliere që kishin të bënin me hotelerizmin elitar, hotelet me 5 e më shumë yje, do të paguajnë tvsh me 6%, pra do të ketë një zbritje 6%. Ajo që u evidentua është fakti që tvsh 6% përvese për objektet që e kanë me tagër ligjor për ta përdorur që ofrojnë shërbim me turizmin, të mund të përdoret edhe në një masë të madhe në sferë tjetër në industrinë e infrastrukturës

Sipas Sokos, BE ka shqetësim padrejtësinë fiskale që mund të bëhet në vend.

Kësisoj përmes kësaj mund të futen biznese nga vendet tjera të cilat mund të regjistrohen në Shqipëri me vetëm 5%, gjë që pastaj nuk është garë e ndershme fiskale.

Praktikisht BE ka një interes të vetin, i cili synon një çështje tjetër. Çështja është keqshfrytëzimi i këtyre hapësirave fiskale. Pra po themi në këtë rast, në rastin e politikave të lehtësimit fiskal sa i përket bizneseve te reja të IT.

Është fakti qe bizneset nga Gjermania, Franca, Lituania, do të regjistrohen në Shqipëri, për të shmangur tatimin në ato vende, ky është shqetësimi i BE-së. Pra, padrejtësia fiskale. Nuk është interesi se ty për interesin tënd, të biznesit tënd,  do tu marrësh 5%, merru, nuk diskutohet, se ato janë shqiptare këtu, problemi është se kompanitë që sot janë në vendet tjera, mund të përfitojnë nga kjo, dhe mund ta përdorin si një instrument për të shmangur pagesën e tatimit të drejtë që mund të paguajnë në këto vende dhe prandaj BE është i shqetësuar për këtë çështje.

Dhe na ka futur neve te kjo pjesë.

Nëse ne do të ishim një vend si SHBA, si Kina, nëse do ishin si vende të barabarta, patjetër që do bënim politikën tonë fiskale e cila natyrisht është grabitja dhe në termat e makroekonomisë, grabitja e tregut është një gjë shumë normale.

Problemi është se BE është i shqetësuar për mënyrën se si vendet e BE preken në vetvete me politika të tilla. Tek lista e 18 vendeve ka vende që nuk janë pjesë e BE-së, por që ajo i shikon si një mundësi, i shikon si vende që do duhej tu ushtronte një presion për të mundësuar një drejtësi fiskale.

Pra, ti nuk mund të më marrësh sepse psh, në Gjermani ai do të paguante 18%, e në Shqipëri paguan 5%, pra ikën nga atje e vjen këtu e regjistrohet më pak, pra kjo nuk është garë e ndershme fiskale. Pra ti mund ta kesh lehtësinë për të stimuluar industrinë tendë, shtetasit e tu, por jo për te grabitur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy