"McGonigal", Elezi: Opozita nuk e ka ideuar mirë aksionin! Nesër Gjykata kthen për gjykim dosjen për vulën (VIDEO)

"McGonigal", Elezi: Opozita nuk e ka ideuar mirë aksionin! Nesër Gjykata kthen për gjykim dosjen për vulën (VIDEO)

Ish-kandidati për kryetar i PD, Ibsen Elezi deklaroi përmes një lidhje ‘Skype’ me studion e lajmeve të MCN Tv se opozita nuk e ka ideuar dhe strukturua mirë aksionin politik për çështjen ‘Mcgonigal’.

Duke vijuar shpjegimin e  tij, Elezi tha se me diskutimet e tyre i japin avantazhe Ramës që ta kthejë çështjen në humor duke i humbur vlerën.

Sipas Elezit, Rama është katërcipërisht i përfshirë në çështje korruptive.

Gjithë këtë aksion të madh, opozita nuk e ideuar mirë që në fillim. Çështja e implikimit të Ramës në një aferë korruptive me një zyrtar të lartë të FBI-së është problem serioz i drejtësisë amerikane. E besoj që Rama mund të jetë i implikuar, pasi ai thotë vetë kur flet për diskutime të ndryshme që kanë pasur. Fakti që futet në një konfidencialitet të madh dhe futet në diskutime private  tregon që kanë ndërlidhje me njëri-tjetrin. Rama është katërcipërisht i përfshirë për çështje që kanë të bëjnë me Shqipërinë për elementë korruptive. Ka kryer veprime që bien ndesh me Kushtetutën. Të merresh me marrëdhënie me personat A, B, C nuk është serioze nga opozita.

Fakti që i japin mundësi Ramës për të mos e ballafaquar  i japin avantazh në sytë ë e opinion publik. Opozita duhet të jetë e strukturuar në aksionet e veta. Aty ka gjëra esenciale që e vënë në siklet Ramën dhe kjo duhet dhe nga reagimi i tij, që sa herë është në siklet e kthen nga një temë debati serioze, në temë humori që e humb vlerën.

Sipas Elezit, Gjykata nesër do rikthejë për Gjykim çështjen e vulës dhe siglës së PD-së pasi, gjyqtarët në Shqipëri nuk kanë forcën e duhur për të marrë vendime të tilla.

Unë do merrja pjesë, por për shkak të një arsye familjare duhet të jem në Maqedoni. I bëj thirrje demokratëve të jenë atje. Është protestë për konfirmimin e shumicës, jo largimin e Ramës.

Kryetar të bën shumica, 3 marsi është pikekëputje, që nëse ndodh do e vërë opozitën në vështirësi. Në demokraci i takon të drejtojë atij që ka shumicën, pavarësisht se unë s’jam dakord me drejtimin. Ne u çuam të rrëzojmë një model të Bashës. Të ndërtohet një model si ai ka qenë, nuk ishte ajo që u kërkua  Berisha e ka deformuar në themel 11 dhjetorin.

Kam ndjekur debate, ajo çfarë po hamendësojmë, Gjykata do e kthejë për gjykim, nuk kanë forcë, nuk kanë këllqe për të marrë vendime të tilla.

Strukturat drejtuese të PD nuk kanë një plan si mund të dilet nga një situatë nëse ndodh. Ky batak ndodhi për një procedure të thjeshtë të noterizimit të firmave. Për kapriçio, nëse nuk është kështu është dashakeqësi e palëve. Barra e eskalimit të protestës është e organizatorëve. Janë ata që mund ta vendosin. Nëse e thërrasin janë përgjegjës. Organizatorët nuk e kanë kartën morale dhe nuk e bëjnë dot. Duhen njerëz të papërlyer dhe mund të rrezikojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy