
Emisioni Xhadat trajtoi rastin e familjes Xhemo nga Berati e cila prej 3 vjetësh kërkon zgjidhje për çështjen e strehimit. 6 anëtarët e saj jetojnë në kushte të vështira në një dhomë të amortizuar.
Për Xhadat Kryefamiljari u shpreh se ka shkuar në bashki ku ka aplikuar, por nuk ka përfituar nga asnjë prej programeve të strehimit.
Në dhjetor të vitit të kaluar familja u vizitua nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit Blendi Çuçi, i cili përveç dhuratave dhe fotove të shpërndara në facebook sipas denoncuesit iu komunikoi atyre se janë përfitues të një banese sociale.
“Në shtëpinë tonë ka ardhur dhe ministri Çuçi i cili më tha: Ti ke aplikuar për të përfituar banesë sociale? Po i thashë unë. E ke fituar më tha po shumë shpejt do ta marrësh. Kanë kaluar kaq kohë ne nuk e kemi marrë asgjë ”- u shpreh Artan Xhema.
Për të mësuar çfarë ka ndodhur më pas Xhadat ju drejtuan Bashkisë Berat. Drejtori i Emergjencave u shpreh se familja nuk ka aplikuar për strehim, pa bërë asnjë verifikim.
Sipas tij zonja duhet të bënte një aplikim të ri pasi komisioni për strehimin do të mblidhet në muajin shkurt.
Ndryshe nga sa deklaroi drejtori i emergjencave, pranë Bashkisë Berat Xhadat gjetën aplikimin që familja Xhema kishte bërë për strehim në vitin 2022.
Pavarësisht kësaj familja Xhema aplikoj përsëri, me shpresën se do të jetë përfituese nga programet e strehimit gjatë këtij viti.



