Viti i ri shkollor/ 'MCN Live' pasqyroi nisjen nga Elbasani, Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra dhe Korça

Viti i ri shkollor/ 'MCN Live' pasqyroi nisjen nga Elbasani, Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra dhe Korça

Nisi sot viti shkollor 2026-2027 për mbi 340 mijë nxënës, 25 mijë prej tyre në klasë të parë. 

 

MCN Live pasqyroi nisjen nga Elbasani, Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra dhe Korça.

 

 

Elbasan/ Entela Duka: 

 

Viti i ri shkollor 2026-2027 nis në qarkun e Elbasanit me ulje të lehtë  në numrin e nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, por edhe me rritje të regjistrimeve në disa prej zonave.

Në Zyrën Vendore Arsimore Elbasan këtë vit nisin klasën e parë 1050 nxënës, 150 më pak.

Pak krahasur me një vit më parë, ndërsa në klasën e dhjetë janë regjistruar 1148 nxënës. Pavarësisht rënies së lehtë të numrit të nxënësve, në territorin e ZVA Elbasan nuk ka shkolla të mbyllura.

Viti i ri shkollor sjell gjithashtu tre godina shkollore tërësisht të reja dhe një tjetër në rikonstruksion. Gjimnazi “Dhaskal Todri”, shkolla speciale “Zëra Jete” dhe shkolla 9-vjeçare e fshatit Shushicë do të presin nxënësit në ambiente të reja dhe kushte bashkëkohore.

 

 

Shkodër/ Bendis Druni: 

 

Sezoni i ri shkollor ka nisur me disa problematika të vogla. 

Vitin qe shkoi ishin 10800 nxënës ne sistemin publik  ku drejtorja e ZVA, shprehet se mbetemi po ne te njëjtat shifra edhe këtë vit. 

Duke përmbledhur sistemin publik dhe privat numri i nxënësve shkon rreth 15 mije.

Sipas raportimi nga drejtoria e arsimit, ne qarkun e Shkodrës, në sistemin publik ne klasën e parë janë 780 nxënës ku një vit me pare ishin 800 nxënës te regjistruar. 

Klasa e 10 kemi 780 ku një vit me pare ishin 700 nxënës te regjistruar. 

Para 1 viti kane qene 120 nxënës te kthyer nga emigracioni ndërsa këtë vit janë 20 te rikthyer nga emigracioni.

 

 

Durrës/ Ervina Garo: 

 

Ka nisur edhe në Durrës viti i ri mësimor.

Problematika kryesore mbetet  mësimi me turne, pasi nuk ka përfunduar rikonstruksioni ose rindërtimi i këtyre objekteve arsimore, si ai në shkollën “Bajram Curri”.  

Në total janë 26 mijë nxënës në total, në klasën e parë ulen për herë të parë 1900 nxënës. 

 

 

Vlorë/ Arjola Hasanaj: 

 

11 540 nxënës nisin sot vitin e ri shkollor në Vlorë dhe Himarë. 

Prej të dhënave të kësaj zyre arsimore Vlore-Himarë numri i nxënësve është me ulje. 47 nxënës më pak se një vit më parë kur në bankat e shkollës u ulën 11587 nxënës. 

Konfirmohet se në ZVA Vlorë, se në Himarë nuk ka shkolla të mbyllura apo shkolla që janë bashkuar për këtë vit. 

 

 

Gjirokastër/ Jonida Qirko: 

 

200 nxënës më pak. Në klasë të parë 218 fëmijë (175 publik, 43 jopublik). Nga klasa 1-9 gjithsej 2.184 nxënës (1.781 publik, 403 privat). 

Në të dhjetën 238 publik, 41 jopublik dhe 41 me kohë të pjesshme. Maturantë: 220 publik, 26 jopublik, 32 me kohë të pjesshme.

 

 

Korçë/ Elsa Xhindole: 

 

Ka nisur viti i ri shkollor në qarkun e Korçës, me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. 

Këtë vit janë 680 nxënës më pak në arsimin bazë dhe të mesëm, ndërsa vetëm në klasat e para regjistrohen 52 fëmijë më pak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy