
Teksa çështja e vulës së PD-së është në Gjykatën e Apelit dhe protesta e opozitës sapo ka filluar, ish-sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, thotë për “MCN live”, se ky ankimin nuk duhej filluar fare. Sipas tij e drejta ligjore është në anën e tyre.
Juridikisht është kaq e lodhshme dhe e bezdisshme, është pesë minuta gjyq as nuk duhet të ishte bërë ky gjyq. Kemi të gjithë të drejtën e ligjit, sepse nuk duhet të ishte lejuar ky ankim, nuk duhej lejuar të bëj dikush ankim, kur nuk është palë dhe nuk ka emrin në vendim, të bënte padi themeli, tash një ditë e sa do të ishte mbaruar padia e themelit në shkallë të parë se kush është PD, jemi ju apo ne.
Në të kundërtën, nëse nuk merret sot vula, sipas Gjatës, do të bie demokracia dhe Rama do të sundojë me varfëri në këtë vend.
Efekti politikë qe e ka ngarkuar këtë gjyq në mënyrë të qëllimshme nga Edi Rama, ka sjellë në atë që sot ndahet nëse do kemi pluralizëm politike në këtë vend dhe për pasojë do të kemi demokraci në këtë vend?
Kjo është më e rëndësishmja sesa tekat procedurale kush jam unë e kush je ti. Nëse gjykata vendos atë që është e drejta më e thjeshtë ligjore, nëse gjykata çmendet dhe vendos të kundërtën , bie edhe guri i fundit i demokracisë, nuk ka më demokraci.
Nëse gjykata prish vendimin ne kthehemi në periudhën e Ramiz Alisë të vitit 1987 ku lejon, ku jetonte gjoja demokraci, po në fakt ishte diktatura, po u prish ku vendim skam më pluralizëm do të kemi Edi Ramën që do të sundoj me krimin e organizuar, me dhunë të hekurt, do sundojë me varfëri, do sundojnë gjithçka.



