“Kali i Trojës” në skandalin McGonigal, Kryemadhi: Loja nisi për të survejuar Metën, Rama dështoi

“Kali i Trojës” në skandalin McGonigal, Kryemadhi: Loja nisi për të survejuar Metën, Rama dështoi

Skandali me ish shefin e kundërzbulimit amerikan Charles McGonigal nuk ka qenë histrori e panjohur për politikën shqiptare, ndonëse u bë public vetëm pas arrestimit të tij në shtetet e bashkuara të amerikës dhe akuzave për favorizim të një oligarku rus i shpallur non grata. Dokumentet zbardhën veprimtarinë e tij, jashtë zyrave të FBI-së, dhe takimet e shpeshta të kryera me kryeministrin Edi Rama. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në MCN TV live , për herë të parë që nga nisja e këtij debati, i cili kulmoi me përplasjen në Kuvend dhe kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Rama, ka zbuluar fakte të reja. Sipas saj, historia nis vite më parë, kur Rama kishte vënë në shënjestër ish presidentin Ilir Meta dhe përdori të gjitha format për ta sulmuar

Në listën e personave që kanë qenë pranë kryeministrit Rama, del edhe emri i Dorjan Duçkës, i afërm i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj. Por a e ka luajtur Duçka rolin e informatorit? A ka qenë ai kali i Trojës?

Deputetja Monika kryemadhi, paralajmëroi vijimin e bvetejës me kryebashkiakun Erjon Veliaj, te cilin e konsideroi pjesë të mafies së inceneratorëve. Tha se Veliaj është kapur me presh në dorë dhe se ka gati dosjen e klatërt për ta dorëzuar në spak

Për Kryemadhin, Edi Rama ka përdodur ish-shefin e kundërzbulimit për të bërë presion mbi kundërshtarët politike, prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas saj, Rama duhet të hetohet dhe të dorëhiqet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy