Pagat e magjistratëve/ Rusi: Cenim i rendit kushtetues. Ramës i ka mbetur vetëm të shpallet mbret

Pagat e magjistratëve/ Rusi: Cenim i rendit kushtetues. Ramës i ka mbetur vetëm të shpallet mbret

Avokati Baftjar Rusi e cilëson akt të shëmtuar mënyrën se si po e trajton qeveria çështjen e pagave të magjistratëve. Në një analizë në studion e MCN TV, Rusi tha se rruga që po ndjek qeveria cenon rendin kushtetues.

 

Është një ogur i keq, akt i shëmtuar. Është i frikshëm sepse kur nuk gjejnë zgjidhje ata që janë tempulli dhe misioni i drejtësisë dhe atakohen nga pushteti ekzekutiv, këtu nuk kemi të bëjmë me shpërdorim të detyrës, por cenim të rendit kushtetues. 

 

Kryeministri me këtë gjuhë ose ka shkalluar ose bën të shkalluarin. Të thuash edhe nuk e zbatoj, edhe çelësat e thesarit i kam unë. Edhe mbret po të jesh, prapë do të kesh rregulla. Në një sistem demokratik nuk mund të manifestosh sjellje të kësaj natyre. 

 

Ne qeverisemi me Kushtetutë dhe ligj. Të fusësh në ngërç dhe të bësh karshillëk, i takon të shkojmë si në 1929. Shpall veten mbret, ndrysho institucionet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy