
Rusia paralajmëron Izraelin kundër furnizimit me armë në Ukrainë.
Pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se po “shikonte mundësinë” e dërgesave të armëve në Ukrainë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se ushtria ruse do i shohë si objektiva legjitime dërgesa të tilla.
Kur bëhet fjalë për furnizimet me armë për Ukrainën, ne nuk i renditim vendet sipas gjeografisë.
Ne themi se të gjitha vendet që dorëzojnë armë duhet të kuptojnë se ne do t’i konsiderojmë këto armë si objektiva legjitime për ushtrinë ruse.



