
Moti në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e moti të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezentë në të gjithë territorin e vendit.
Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.



