Brahimllari: Protesta e nesërme do të jetë qëndrestare, do të tregojë forcën e një populli të shtypur nga politika agresive e Rilindjes (VIDEO)

Brahimllari: Protesta e nesërme do të jetë qëndrestare, do të tregojë forcën e një populli të shtypur nga politika agresive e Rilindjes (VIDEO)

“Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim,” është një nga sloganet me të cilët opozita pritet që të protestojë nesër kundër qeverisë Rama.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në studion e “MCN live”, teksa u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër “skandalit Rama-McGonigal”, vlerësoi se protesta do të jetë qëndrestare, do të tregojë forcën e një populli te shtypur nga politika agresive e Rilindjes.

E para  të gjithë biem dakord se pse duhet protestuar nesër, së pari për skandalin me McGonogal, që është pjesë e një pazari me Ramën, i cili përmendet 14 herë në aktakuzën e tij në procesin hetimor. Kjo është arsyeja se pse Rama ka cenuar sigurinë kombëtare të vendit, si dhe arsyet ekonomike në vend, ku qytetarët largohen çdo ditë nga ky vend, kjo konfirmon atë që ka ndodh çdo ditë se Rama ka tentuar të korruptoj çdo qelizë të vendit dhe ka shkuar aq larg sa ka tentuar të korruptoj edhe një ish-agjent të FBI.

Reagimi popullor duhet të jetë i jashtëzakonshëm, pjesëmarrja nesër duhet të tregoj qartazi se kjo çështje nuk falet, ka shumë arsye për të protestuar, qëndrestare do të thotë te jetë e vazhdueshme, nuk dua të mbetem te teoria se do te jetë e dhunshme.

Protesta e nesërme do të jetë qëndrestare, do të tregojë forcën e një populli te shtypur nga politika agresive e Rilindjes.

Pjesëmarrja masive do të tregojë forcën e opozitës.

Rama ka arritur të korruptoj drejtpërdrejtë ish zyrtarin e FBI, për të goditur opozitën dhe forcën saj opozitare, pra ka arsye për të goditur pafund atë.

 Braimllari thotë se protesta nuk është thirrur për impakt elektoral por kundër tradhtisë kombëtare që ka bërë Edi Rama.

Kjo protestë nuk është thirrur për impakt elektoral, pjesëmarrja do te jetë masive 100 mijë qytetarët do të marrin pjesë në të.

Ka një urrejtje të qytetarëve kundër Edi Ramës, kundër Erion Veliajt, kundër tradhtisë kombëtare, kemi të bëjmë me një kryeministër që ka tradhtuar interesat e vendit të tij, kemi të bëjmë me një kryeministër  që është thelluar në korrupsion, që nga Porti i Durrëist, te inceneratorët, dhe të afera e koncensionarëve, ashtu siç tradhton interesat kombëtare kundër opozitës, ashtu siç po shet interesat kombëtare dhe kjo do ti bëj të gjithë në shesh.

Nesër do të ketë pjesëmarrje masive kundër hajdutërisë së kësaj qeverie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy