Analistja Anduena Llabani, për vrasësin serial të grave, Dan Hutra, i cili iu mori jetën tre grave në një ditë thotë se ka një raport nga administrata e burgjeve që nxjerr një tjetër skandal dhe se ai brenda qelive të burgut kishte planifikuar gjithçka.
Ne kemi mësuar se Dan Hutra brenda qelive të burgut kishte deklaruar se do bënte një dasmë dhe do ftonte shumë njerëz dhe aty do bënte një ekzekutim masiv.
Drejtoria e Burgjeve ka bërë disa herë raporte negative ndaj tij se krijonte situata të përsëritura.
Skandali është se institucionet mes njëra tjetrës nuk bashkëpunojnë, se Hutra krijonte gjithnjë situata, bënte thirrje për kryengritje, ka krijuar shumë shpesh problematike dhe këto raporte duhen marrë parasysh nga gjykata dhe prokuroria.
Dan Hutra rezulton me dy rekorde kriminale në burgje në 2022, për dhunë në familje, dhe një tjetër në 2023 për shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.
Drejtoria e Burgjeve thotë se e ka pasur gjithë kohës nën mbikëqyrje dhe gjatë gjithë kohës ka pasur raporte negative.
Nga studio e MCN Live, Llabani shtoi se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse Prokuroria apo sistemi i burgjeve do të kishin bashkëpunuar, në mënyrë që të shqyrtohej nëse duhej lënë ky njeri të dilte dhe nëse dosja e tij i është vënë në dispozicion gjykatës dhe prokurorisë.
Sipas saj, ai kishte dalë nga burgu vetëm 13 ditë më parë dhe më tej bëri ekzekutimin e trefishtë.
Ai kishte deklaruar brenda burgut se do të bëhej i famshëm dhe kishte thënë se unë do bëj një dasmë, do i mbledh dhe do i ekzekutoj të gjithë.
Është kriminel, i sëmurë mendor dhe deklaratat e tij se unë do bëj një dasmë dhe do i ekzekutoj të tërë, do shkruajnë mediat e botës, kjo tregon se ky është i sëmurë mendor.
Llabani shtoi se kur ka një raport negativ koherent ndaj Hutrës, nuk duhej lënë i lirë, pasi janë tipike të një elementi kriminal dhe se nuk duhej lënë i lirë pse e dashura ishte shtatzënë apo kishte tërhequr ankimimin.
A ka ndonjë gjyqtar të ndëshkuar për çështje profesionale se gjithë sa janë larguar kanë ikur prej procesit të vetingut?
Policia e kundërzbulimit nuk funksionon, strukturat e policisë nuk funksionojnë nuk ka skedime në komisariate të personave të skeduar me precedentë.
Sot nuk kemi të skeduar, nuk ka skeda të individëve me precedentë penalë. Tirana është zmadhuar, por kjo nuk do të thotë se Policia e Shtetit nuk ka infrastrukturën e nevojshme.
Lidhur me mënyrën se si jetonte Dan Hutra, Llabani tha se të ardhurat e tij nuk i ka kontrolluar askush dhe se prej kohësh kishte marrëdhënie me femra të ndryshme dhe se përmes shantazheve i kërcënonte me video dhje foto intime dhe arrinte të siguronte të ardhura.
Ajo shtoi se policia ka marrë deklarime dhe dëshmi të fqinjëve në zona të ndryshme, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një personazh që i kalonte perversitetin në sjellje me femrat.
Rezulton që ka para nga kontrollet e bëra. Nuk ka të dhëna që merrej me trafik droge, duke qenë se ka jetuar si emigrant në vendet europiane, edhe pse të ardhura të fryra, rezulton se ka përfitime nga aktiviteti i paligjshëm.
Llabani nënvizoi se askush nuk kishte dijeni në polici që lëvizte i armatosur.



