Kanë vijuar edhe këtë të hënë shembjet e objekteve në zonën e Tregut të Orizit, në kuadër të projektit të rehabilitimit. Gjatë ditës janë shembur edhe dy objekte të tjera, të cilat shërbenin si ndërtesa banimi.
Banorët e zonës, por edhe qytetarët që preken drejtpërdrejt nga ndërhyrjet, shprehen se këto godina janë më shumë se 30-vjeçare.
Sipas tyre, personat që preken nga shembjet duhet të dëmshpërblehen, ndërsa për familjet që mbeten pa strehë kërkohet edhe një zgjidhje për sistemimin e tyre. Ndërkohë, disa banorë ngrenë shqetësimin se shembjet janë kryer në mënyrë selektive.
Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje për të gjithë banorët që preken nga ndërhyrjet dhe jo vetëm për një pjesë të tyre. Ata kërkojnë një zgjidhje për të gjithë familjet që preken nga ky projekt.



