Dy shqiptarë raportojnë nga Turqia: Lufta tani është me kohën, shifrat zyrtare nuk tregojnë të vërtetën

Dy shqiptarë raportojnë nga Turqia: Lufta tani është me kohën, shifrat zyrtare nuk tregojnë të vërtetën

Dy shqiptarë me banim në Turqi raportuan përmes Skype në lidhje me situatën në Turqi pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të së hënës. Anxhela Bregu tha se zonat e goditura më shumë janë të vështira për t’u arritur, ndaj shpëtimi i të mbijetuarve po vonon.  Bregu tha se në këto zona nuk ka shqiptarë.

Vështirësia më e madhe është i ftohti dhe koha e kufizuar për të luftuar me vdekjen. Janë ndërtesa 10-katëshe. Lufta është me kohën. Duhet kuptuar që disa gjëra duhen bërë në kohë. Qytetet janë bllokuar për shkak të rrugëve. Është e vështirë të shkohet në zonat më të goditura.

Duhen nxjerrë nga rrënojat. Duhen batanije, ushqime dhe ilaçe. Njerëzit po shohin si u vdesin të dashurit dhe nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë.

Ndërsa Bruno Dodi tha se statistikat zyrtare nuk reflektojnë realitetin. Numri i viktimave mendohet të jetë shumë më i madh.

Janë tre zonat më të dëmtuara. Mbi 12 milionë njerëz janë jashtë. Nuk janë koordinuar ekipet rajonale. Në një sekondë të gjithë Turqisë i bie celulari. Të thirren në ndihmë edhe të tjerë. Njerëzit me lopata po përpiqen të shpëtojnë familjen. Edhe ju po i shikoni përmes rrjeteve sociale. Kanë kaluar 40 orë dhe shifrat nuk tregojnë të vërtetën. 6217 pallate të rrëzuara. Sikur vetëm një njeri të kishte qenë për pallat, do ishin 6217 viktima. Statistikat nuk gënjejnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy