Maqedoni e Veriut/ Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë

Maqedoni e Veriut/ Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë

Partia Aleanca për Shqiptarët, e cila deri më tani ishte në opozitë, do t’i bashkohet koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Vendimi është bërë me dije dje nga Arben Taravari pas bisedimeve disa ditore me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski. Partia në fjalë ka 8 deputetë dhe do të jetë pjesë e koalicionit me LSDM, BDI dhe disa parti të vogla.

Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga organet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve...Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy