Qëlloi me armë drejt një personi, arrestohet 35-vjeçari në Belsh

Qëlloi me armë drejt një personi, arrestohet 35-vjeçari në Belsh

Policia e Cërrikut ka arrestuar pas një ore në arrati 35-vjeçarin me iniciale A. D., pasi qëlloi me armë zjarri ndaj një personi.

Dyshohet se 35-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).  

Njoftimi i policisë: Belsh/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari. 

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.  

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.   

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).  

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy